Një adoleshente e cila vuante nga tallja në rrjetet sociale është gjetur e vdekur vetëm disa ditë pasi kishte postuar në Facebook një status lidhur me këtë fenomen.
16-vjeçarja Britney Mazzoncini nga Skocia, vetëm pak ditë para se të vdiste shkroi në Facebook se i kishte ardhur “në majë të hundës” me njerëzit që e tallnin vazhdimisht, duke theksuar se do t’i bllokonte të gjithë ata që e fyenin. Gjithashtu ajo u kërkoi që ta fshinin nga rrjeti social nëse ata që e shqetësonin kishin diçka personale me të.
Ajo gjithashtu përmes postimit të saj fyu edhe miqtë fallco për sjelljet e pahijshme të tyre.
Pas kësaj ngjarje tragjike prindërit e adoleshentes kanë postuar foton e të bijës e cila humbi jetën nga ky fenomen. Të pyetur nëse ngacmimi në rrjetet sociale kishte të bënte me vdekjen e saj u shprehen të sigurtë se kjo ishte arsyeja.
Por çfarë është tallja (Bullying)?
Kërkimet më të shumta rreth talljes janë bërë në një kontekst shkollor, prandaj përkufizimi më i pranuar gjerësisht për talljen është dhënë nga studiuesi australian Ken Rigby (2002), sipas të cilit: “Tallja është një dëshirë për të dëmtuar tjetrin + një veprim që lëndon + një disbalancë në forcë midis personave + një përsëritje (në mënyrë tipike) + një përdorim i padrejtë i forcës + një kënaqësi e dukshme e agresorit si edhe një ndjenjë e përgjithshme e të qenit mbizotërues ndaj viktimës”.