Sport

Këto janë statistikat e hatashme të futbollistëve francez gjatë pjesës së parë

By Dijart Dyla

July 10, 2016

Laurent Koscielny dhe Bacary Sagna kanë qenë qind për qind të saktë në pasime gjatë pjesës së parë.

Arritja deri në finale e kombëtares franceze është edhe për meritë të futbollistëve të cilët luajnë mirë me topin.

Kjo pasi të gjithë futbollistët e përbërjes po arrijnë të bëjnë shumë pasime të sakta, duke humbur rrallë topin.

Përveç mesfushorëve, edhe reparti i mbrojtjes ka treguar siguri dhe saktësi në pasime.

Janë dy mbrojtësit, Laurent Koscielny dhe Bacary Sagna që kanë arritur 100% saktësi në pasime. /Telegrafi/

Pasimet e sakta në pjesën e parë:

Laurent Koscielny (100%)

Bacary Sagna (100%)

Samuel Umtiti (96%)

Paul Pogba (93%)

Blaise Matuidi (91%)