Botë

Arrihet marrëveshja, Bacca në Ligën Premier

By Dijart Dyla

July 10, 2016

Skuadra e madhe italiane Milan do të mbetet pa sulmuesin e saj kryesor, Carlos Bacca.

Kolumbiani pas një stinori fantastik ka pranuar të largohet nga Milani për ta vazhduar karrierën në Angli.Është skuadra angleze West Ham United që ka arritur marrëveshje me Milanin për transferimin e Carlos Baccas.

Mediat italiane kanë raportuar se dy klubet kanë arritur marrëveshje për 27 milionë euro si dhe tri të tjera bonuse.‘Çekanët’, tani janë duke negociuar për kushtet personale të lojtarit dhe zyrtarizimi i tij pritet brenda dy ditëve të ardhshme.