A mori pjesë “Kemali” në dasmën e “Nihanit” (Foto)

“Kara Sevda” apo “Dashuru e zezë” është seriali turk i cili i ka bërë bashkë aktoret Burak Özçivit- Kemal dhe Neslihan Atagül-Nihan.

Ata luajnë rolet kryesore, dy të dashuruar që pavarësisht përpjekjeve të mëdha nuk mund të bëhen bashkë, shkruan Magazina.al.

Por përtej seriali ekziston një realitet tjetër. Që të dy aktorët janë me partner të ndryshëm në jetën reale, kuptohet roli mbetet rol.

Para disa ditësh aktorja e njohur “Nihan” i dha fund beqarisë duke u martuar. Por a ishte pjesë e dasmës kolegu i saj me i afërt në serialin e lartcekur, nëse mendoni që po, atëherë jeni gabim.

“Kemali” nuk shkoj në dasmën e saj. Ai ka postuar disa foto në rrjetin social Instagram gjatë ditës kur ishte duke u zhvilluar dasma.

Madje edhe mediat turke raportuan për mungesën e tij në këtë aheng.

image

image

Temat
Showbiz

Të afërta