A e mbani mend Getën që luante skeqe me Qumilin, ja si i është bërë trupi (Foto)

Është nënë krenare e tri vajzave. Është profesoreshë në fakultet dhe duke ndjekur studimet për doktoraturë. Është edhe trajnere e fitnesit dhe ish-valltare e aktore.

Së fundi është edhe kampione e Evropës në fitnes. Është kjo Gentiana Beqa – Ahmeti, gjakovarja 33-vjeçare që jeton në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.

Në fund të majit në Budapest të Hungarisë, Beqa arriti sukses maksimal në garën e saj të parë në fitnes. Pra, në sportin ku vlerësohet bukuria e trupit dhe ndërtimi i tij me muskuj.

U shpall kampione e Evropës. E para doli në një prej disiplinave, në atë të cilën garoi, “Physique Fitness”. Konkurrente kishte garuese nga disa shtete të Evropës, por kosovarja doli e para në evropianin e federatës WBPF, që është një prej federatave të fitnesit e bodibilidingut.

“Në gara kam vendosur të marr pjesë vetëm para gjashtë muajve. Gara në Hungari ishte e para për mua dhe suksesi im i parë”, ka thënë Beqa.

Synimet e Getës, siç njihet ajo, janë rritur pas triumfit në një prej disiplinave në garën në Budapest.

pp

p_1468132502-1495337

Temat
Showbiz

Të afërta