Botë

Vriten 38 civilë në Siri (Foto)

By FIRST CHANNEL

July 09, 2016

Të paktën 38 civilë janë vrarë sot në pjesë të qytetit të dytë më të madh sirian, Alepo, të cilat janë nën kontrollin e qeverisë siriane, si pasojë e bombardimeve me artileri nga rebelët, përderisa në anën tjetër forcat qeveritare siriane e kanë vazhduar ofensivën e tyre në mënyrë që t’i vijë përqark plotësisht pjesëve që kontrollohen nga rebelët në këtë qytet.

Në mesin e të vrarëve janë edhe 14 fëmijë dhe 13gra, njofton Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut, i cili e monitoron konfliktin, përcjell Gazeta Express.

Përkundër armëpushimin tashmë të skaduar të shpallur nga ushtria siriane këtë javë, qeveria siriane dhe forcat e saj aleate kanë avancuar këtë javë drejt rrugës së vetme që çon në pjesën opozitare të qytetit, “Rruga Castello”.

Forcat siriane tani gjenden vetëm 500-1000 metra larg kësaj rruge, thonë burimet, duke e sjell rrugën në një zonë luftuese dhe duke bllokuar mes 250 mijë dhe 300 mijë njerëz në pjesë të kontrolluara nga opozita në Alepo./Gazeta Express/