Vranë shqiptarin për 1 vend parkimi, dënohen me 32 vjet rumuni dhe motra e tij

Një 26-vjeçar rumun dhe motra e tij u dënuan nga drejtësia italiane për vrasjen e një shqiptare, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2014 në Areco.
Vasil Izvoranu u dënua nga gjykata me 26 vjet ndërsa motra e tij Livia, u dënua me 6 vjet heqje lirie si bashkëpunëtore në krim.

Shqiptari u përlesh me rumunin në parkingun e një diskoteke, pas një sherri për vendin e parkimit. Rumuni i armatosur përfundoi duke qëlluar për vdekje shqiptarin Piro Moçka, ndërsa nga të shtënat e tij mbetën të plagosur edhe disa persona të tjerë të rastësishëm që ndodheshin pranë diskotekës.

Temat
BotëLajme

Të afërta