Fermerët aplikues janë ankuar në muajin maj se vonesa e publikimit të listës së përfituesve të këtyre subvencioneve ua ka bllokuar rreth 30 hektarë tokë, shkruan sot Koha Ditore.
Shpërndarja e fidanëve të mjedrës për fermerët e Komunës së Podujevës është shtyrë për në vjeshtë pasi asnjë ofertues nuk ka ofruar garanci të cilësisë së tyre.
Me këtë është shtyrë edhe publikimi i listës së përfituesve, edhe pse kjo ishte paralajmëruar se do të bëhej në muajin maj. Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Avni Fetahu, thotë se për shkak që kjo kulturë është dhjetëvjeçare, kanë kërkuar që fidanët të jenë të cilësisë së lartë.
Fjalët kyçe
subvencioneve