Pengmarrje në Vranjevc, ndërhyn Njësia Antiterror e Policisë!

Një rast i pengmarrjes ka ndodhur sot në Prishtinë.
Gazeta Blic nga burime brenda Policisë së Kosovës ka marrë vesh se pengmmarrja ka ndodhur në Vranjevc, në afërsi të shkollës “Zenel Hajdini”.

“Një person e ka mbajtur të mbyllur në shtëpi gruan e tij për afër tri ore, duke ushtruar dhunë ndaj saj”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic brenda Policisë.

Gjithnjë sipas këtij burimi, është Njësia Speciale e Policisë Antiterror- FIT, ajo e cila ka ndërhyrë dhe ka arritur që ta shpëtoj gruan.

Policia i ka arrestuar dy persona, ndërkaq e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.

“Të dyshuarit janë A.c. dhe S. I., ndërkaq në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë”, ka thënë ky burim, duke bërë të ditur se dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

Mësohet se gruaja ka qenë shtetase e huaj, gjegjësisht ka shtetësi rumune.

Ende nuk dihet motivi i kësaj pengmarrjeje.

Ndërkaq, zyrtarisht nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë detaje rreth këtij rasti.

Temat
LajmeVend

Të afërta