Më shumë se 100 anëtarë të grupit militant somalez, Al-Shabab, e kanë sulmuar një stacion policor në verilindje të Kenisë gjatë natës, duke plagosur një oficer para se të largoheshin me armë dhe municion të vjedhur nga stacioni policor, njofton policia e Kenisë.
Sulmi në stacionin policor, Diff, në rrethinën Wajir, afër me kufirin somalez, ndodhi të premten në orën 22:00, shkruan Aljazeera, përcjell Gazeta Express.
“Oficerët bën rezistencë dhe i luftuan militantët edhe pse ata ishin mbi 100 në numër me tre kamionë dhe armë të rënda,” tha për AFP shefi i policisë Joseph Bionnet.
Një burim policor i fili foli në kushte anonimiteti tha se më shumë se 10 mijë plumba dhe 13 pushkë të llojit AK-47 janë vjedhur nga militantët bashkë me uniforma të policisë dhe gjera të tjera.