Botë

Marotta: Arsenali nuk e shet Sanchezin

By Dijart Dyla

July 09, 2016

Beppe Marotta ka bërë të ditur se Arsenali i ka kthyer përgjigje negative për Alexis Sanchezin.

Juventusin ishin shumë të interesuar për kilianin, pas largimit të Alvaro Moratas drejt Real Madridit. “Sanchez është një lojtar i jashtëzakonshëm, por Arsenali e konsideron të pashitshëm” .

“Ne pyetëm për çmimin e tij fillimisht dhe Arsenali na u përgjigj se kushton 40 milionë euro, shumë që ne ishim gati ta paguanim”. “Por, kur ne treguam që jemi të gatshëm të paguajmë, klubi anglez ndërroi mendje dhe tha se nuk është në shitje”.

Sanchez ka kontratë deri në vitin 2018 me Arsenalin.