of England in action with of Croatia during the UEFA U21 Championship Playoff First Leg match between England and Croatia at Molineux on October 10, 2014 in Wolverhampton, England.

Botë

Luftë e ashpër mes Milanit e Juventusit për Pjacan (Video)

By FIRST CHANNEL

July 09, 2016

Milani e Juventusi janë duke luftuar kokë më kokë për t’i siguruar shërbimet e talenti kroat, Marko Pjaca Talenti kroat, Marko Pjaca, gjendet para një udhëkryqi sa i përket të ardhmes së tij. Milan apo Juventus? Janë dy skuadrat që duan me çdo kusht shërbimet e 21 vjeçarit dhe po luftojnë kokë më kokë për ta bërë të tijin reprezentuesin e Kroacisë.

Sipas asaj që shkruan ‘Tuttosport’, Milan është favorit për të nënshkruar me anësorin e Dinamo Zagrebit. Madje kjo e përditshme shkruan se klubet janë marr vesh dhe se kanë mbetur edhe disa detaje.

Shtatë herë Kampionët e Evropës kanë ofruar 25 milionë euro për shërbimet e 21 vjeçarit. ‘Zonja e Vjetër’ po tenton që t’i krijojë probleme ekipit të Monetellas, pasi së fundi ka rritur ofertën – duke ofruar 1 milionë më shumë se Milani, plot 26 milionë euro.

Marko Pjaca sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie A, dilema e vetme qëndron Milani apo Juventusi. Se cilën skuadër do të zgjedh Pjaca mbetet të shihet ditëve në vazhdim. /Express/