Shëndet

Hiqni qimet e fytyrës përgjithmonë me jogurt ose qumësht

By FIRST CHANNEL

July 09, 2016

Shumë femra kanë probleme me qimet në fytyrë, qofshin ato në nofull, apo në mjekër. Problemi me depilimin klasik kur është në pyetje pjesa e ndjeshme e fytyrës është shfaqja e akneve dhe skuqjeve.

Ajo që është edhe më e keqe, qimet gjithmonë kthehen, herë më të dobëta e herë më të forta, nganjëherë po të njëjtat, por, për këtë ekziston zgjedhja natyrale, të cilën femrat nga Lindja e Mesme e përdorin me shekuj. Krejt çfarë keni nevojë është kurkuma, miell nga leblebitë dhe pak qumësht ose jogurt. Kurkuma thellë e pastron lëkurën, largon qelizat e vdekura dhe papastërtitë tjera nga sipërfaqja e lëkurës, nxit qarkullimin e gjaku dhe largon aknet.

Receta nga Lindja e Mesme për heqjen e qimeve nga fytyra

Përbërësit: 2 lugë miell nga leblebitë, 1 lugë kurkumë, qumësht ose jogurt.

Përgatitja: Përzieni kurkumën dhe miellin nga leblebitë në enë e më pas aty shtoni pak qumësht ose jogurt, aq sa nevojitet që masa të bashkohet. Vendoseni në vendin ku rriten qimet dhe e lini për 20 minuta, përkatësisht derisa të thahet. Më pas e shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

Vërejtje: kujtoni ngjyrën e verdhë të kurkumës, e cila fytyrës i jep tone të bukura, por pas tretmanit ta pastroni fytyrën mirë. Zona e trajtuar ndoshta do të jetë paska e skuqur. Këtë trajtim ta përsërisni 3-4 herë në javë për një muaj, e rezultatet janë fenomenale.