Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Gazetarja arabe: Imagjinojeni sikur të krishterët të bëjnë vetëvrasje në sheshet tona në mbrojtje të kryqit

“Al-Rai”, gazetarja arabe, Nadine Al-Budair, ftoi lexuesit e saj islamik për një refleksion.

“Imagjinoni sikur të rinjtë perëndimore të vijnë këtu dhe kryejnë misione vetëvrasëse në një nga sheshet tona në emër të Kryqit.

Imagjinoni të ndieni zëra që vijnë nga kisha dhe vendet e tjera të lutjes brenda dhe jashtë botës arabe, që ulërasin në altoparlantë dhe hedhin akuza kundër myslimanëve, duke i quajtur të pabesë dhe kënduar: ‘Zot, vriti myslimanët, mposhti të gjithë’.

Këto imazhe janë larg atyre të terroristit arab dhe mysliman, sepse Perëndimi është njerëzor dhe qytetari perëndimor refuzon që t’i përgjigjet kështu krimeve barbare të terroristëve islamikë.

Pavarësisht terroristëve të Al-Kaedës dhe ISIS-it, ne qëndrojmë në krah të Perëndimit pa pasur aspak frikë apo shqetësim. Ata nuk përfaqësojnë islamin, por vetëm veten e tyre”, shkruhet në letrën e gazetares.

Exit mobile version