Kanë mbetur edhe pak orë për të filluar koncerti i shumëpritur i një grupi të madh siç është ‘Marigona’.
Për nder të 25 vjetorit të themelimit, sonte rreth orës 19:30 do të ringjallet atmosfera e dikurshme në një ambient të hapur në vendin ku më së shumti rinia dinë të argëtohen, shkruan lajmi.net.
Kjo natë festive, pa pikë dyshmi do të jetë madhështore pasi fansat vetëmse kanë filluar ta shprehin padurimin e orëve të fundit për të startuar gjithçka.
Edhe djemt e grupit janë gati, dhe këtë e kanë bërë të ditur nëpërmjet disa fotografive të postura.
Parku i Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, sonte do të marrë tjetër energji.
Fjalët kyçe
grupi marigonaTemat
Showbiz