De Biasi ‘tradhton’ Shqipërinë për një skuadër italiane?

Mediat italiane raportojnë se një prej kandidatëve më të mundshëm për stolin e skuadrës së Lazios është trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi.

Klubi italian është braktisur nga Marcelo Bielsa, vetëm dy ditë pasi kishte arritur akordin me klubin, duke krijuar një situatë qesharake te Lazio, për arsye të mos realizimit të planit që e kishte paraparë trajneri, teka kjo situatë mund të ndikoj edhe te kombëtarja jonë.

Kjo pasi, presidenti i klubit të Lazios, Claudio Lotito ka lajmëruar se do të hedhë në gjyq trajnerin argjentinas, duke udhëzuar menjëherë Igli Taren që të gjejë sa më shpejt një zëvendësues për të.

Sipas medieve italiane, Gianni De Biassi është një prej kandidatëve më të mundshëm për stolin e Lazios, pasi trajneri i kuqezinjve ka qenë prej kohësh në radarin e klubit italian, por palët nuk kanë diskutuar asnjëherë konkretisht mundësinë e emërimit të tij trajner të ‘Shqiponjave’.

Megjithatë, mbetet të shihet se a do të ndikoj miqësia e trajneri italian të kombëtares me Igli Taren, sa për ta bindur atë të braktisë projektin me Shqipërinë për t’iu bashkuar këtij klubi.

Temat
SportVend

Të afërta