Po të ishit në qytetin Hull këtë mëngjes, ju sigurisht se do të shihi pamjet e qytetit nëpër rrjete sociale dhe ndoshta do të befasoheshit për bollëkun e njerëzve të zhveshur dhe të ngjyrosur me të kaltërt.
Arsyeja është sigurisht një instalacion arti. Qyteti i Mbretërisë së Bashkuar Hull pritet që në vitin 2017 të bëhet qyteti i kulturës dhe, fotografi amerikan Spencer Tunick, është autorizuar për ta përkujtuar këtë.
Qëllimi i tij ishte që të fotografojë qindra banorët e qytetit në një përmbledhje që rikujton historinë lundruese të qytetit Hull.
“Kjo më intrigon mua se në disa vende ku ka rrugë të mëdha apo parqe sot, më parë ka pasur ujë. Për të reflektuar këtë unë përdora ngjyrë të trupit në mënyrë që njerëzit të krijojnë idenë e një deti të përmbytur të njerëzimit në një peizazh urban”, shtoi ai./lajmi.net