Botë

Candreva dëshiron Napolin

By FIRST CHANNEL

July 09, 2016

Agjenti i Antonio Candrevas konfirmon se Lazio dhe Napoli kanë një marrëveshje, pasi lojtarit i pëlqen ky destinacion, duke kërkuar edhe kushtet personale

Napoli duket i gatshëm për të paguar 28 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset për anësorin e Lazios, i cili impresionoi në Euro 2016 për Italinë.

“Ne vetëm kuptuam se Lazio dhe Napoli kanë arritur një marrëveshje të enjten dhe lojtarit i pëlqen ky destinacionin”, ka thënë agjenti Federico Pastorello për Mediaset Premium.

“Tani ne kemi bërë kërkesën tonë për kushtet personale dhe do të shikojmë se çfarë do ndodh, duke pasur parasysh se ka negociata të tjera të mëparshme”, përfundoi agjenti i mesfushorit italian.

Megjithatë, sipas Sky Sport Italia, kjo nuk ka përfunduar ende, pasi Chelsea janë duke pritur në krahë për të bërë një ofertë të re, nëse bisedimet mes lojtarit dhe Napolit.

Gazeta Il Mattino pretendon se Napoli i ka ofruar pagë prej 2 milionë euro në sezon në krahasim me kërkesën prej 2.5 milion, por kjo mund të tejkalohet shumë lehtë.