Binjakët meshkuj të gjallë më të vjetër në botë, Pieter dhe Paulus Langerock nga Belgjika, i kanë mbushur 103 vjet, duke e festuar ditëlindjen me nga një gotë verë për një jetë së bashku për më shumë se një shekull.
The Guardian shkruan se vëllezërit, asnjëri nga të cilët s’u martuan asnjëherë, kanë jetuar bashkë gati gjatë gjithë jetës së tyre. Deri më sot, ata pothuajse kurrë nuk ndahen nga njëri-tjetri, duke ndarë një dhomë së bashku në shtëpinë e pleqve jashtë qytetit Gent, përcjell Gazeta Express.
Ata thonë se nganjëherë pendohen se nuk kanë fëmijë apo nipër e mbesa, dosido ata janë shoku më i mirë i njëri-tjetrit.
Njëqindvjeçarët e veshur me elegancë, të cilët kanë pasur karriera të gjata si gjykatës në shekullin e 20-të, thonë se preferojnë të flasin frëngjisht, si dhe njerëzit t’iu drejtohen atyre si Pierre dhe Paul.
Nëse jetojnë edhe dy vite, ata do ta thyejnë rekordin e binjakeve amerikan Glen dhe Dale Moyer, të cilët jetuan deri në moshën 105 vjeçare.