Biden: Vrasja e policëve në Dallas preku shpirtin e kombit

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden deklaroi sot se vrasja e pesë oficerëve të policisë në Dallas kishte prekur shpirtin e kombit.

Biden kërkoi gjithashtu unitet përballë tensioneve raciale në vend.

“Si amerikanë, ne të gjithë jemi të plagosur nga këto vdekje”, tha Biden në fjalimin e përjavshëm në radio në emër të Shtëpisë së Bardhë.

Lexo edhe: Kush është Micah Johnson dhe çfarë dihet për sulmin në Dallas? (FOTO)

”Ata u vranë ndërkohë që po garantonin sigurinë në një protestë paqësore kundër vrasjes së dy njerëzve me ngjyrë nga policia. Na përket neve të ngrihemi dhe të flasim hapur lidhur me pabarazitë në sistemin e drejtësisë penale”, theksoi ai.

Temat
BotëLajme

Të afërta