Aksion i madh policor në lagjen “Gazi Babë” të Shkupit

Operacioni “Celula” ka vazhduar edhe sot kundër personave që kanë qenë pjesë e zinxhirit të Shtetit Islamik, transmeton TetovaSot.

Në bazë të urdhrave për kontroll në shtëpi nga ana e Gjykatësit me procedurë paraprake në lidhje me veprën penale ‘organizim terrorist’ nga neni 394 qëndrimi 2 nga Kodi Penal janë kryer gjithësejtë 7 kontrolle, prej të cilave 6 në Shkup dhe 1 në Tetovë te gjithsejtë 6 persona.

Gjatë kontrollit 4 persona janë arrestuar edhe atë Bunjamin G.,Faruk I.,Ergin U., nga Shkupi dhe Mustafa M., nga Tetova, 3 persona nuk janë të pranueshëm, prej të cilëve për 2 persona Sefet R. , nga Shkupi dhe Sulejman I., nga Kumanova ekziston njohuri operative se momentalisht gjenden në Siri.

Në mënyrë shtesë, për personin Burhan S. nga fshati Haraçinë ekziston njohuri operative se gjendet në territorin e qytetit të Shkupit.

Nga kontrollet e realizuara deri më tani janë gjetur dhe konfiskuar kompjuter, telefon, usb, cd disqe dhe pasaporta.

Temat
LajmeRajon

Të afërta