Agjencia e Ushqimit lejoi shitjen e mishit të pulës me afat të skaduar (Video)

Një sasi e mishit është konfiskuar sot në fabrikën “Apetit” në Milloshevë, ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës do të kërkojë edhe një sasi nëpër markete.

Bëhet fjalë për mishin e pulës që kjo kompani e ka importuar, por që dyshohet se është pa afat dhe qytetarët e kanë konsumuar.

Skandali është zgjeruar edhe më shumë, kur kjo kompani ka futur në Kosovë lopë të ngordhura me lejen e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Temat
LajmeVend

Të afërta