Një javë pasi u denoncua e zhdukur nga shtëpia, është gjendur në Greqi 13 vjeçarja nga qyteti i Sarandës.
Ashtu siç edhe dyshonin prindërit e të minorenes, Laura Qorri u gjet në shoqërinë e bariut, Gentian Zogu 33 vjeç.Ata u gjetën nga policia greke në Kostur. Mësohet se oficeri i kontaktit është lidhur me nënën e vajzës ku i ka shpjeguar qe vajza do depërtohet dhe sillet në Sarande, ndërsa Gentian Zogu është ndaluar.
Vajza ishte larguar nga banesa prej datës 2 korrik. Familja e 13-vjeçares, banorë në lagjen nr.4 të Sarandës, bënë kallëzim në polici prej momentit të largimit të minorenes nga banesa.