Një nga pjesët më të mira për të punuar në një revistë shëndetësore është kërkimi i avansimeve të fundit rreth parandalimit të sëmundjeve. Është shpresuese kur e kupton që përparimi vazhdon, sidomos duke pasur parasysh shkallën e lartë të kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe obezitetit në vendin tonë.
Të rejat më të fundit në aspektin e shëndetësisë, thonë se acidi retinoik, i cili është një nga kimikatet që trupi ynë e konverton në vitaminë A, është efektiv të ndihmojë qelizat para kanceroze, të kthehen përsëri në qeliza normale të shëndetshme, sipas një studimi të publikuar në gazetën Ndërkombëtare të Onkologjisë.
Në një studim jo-njerëzor, studiuesit testuan efektin e vitaminës A në katër lloje të ndryshme të qelizave që përfaqësojnë katër faza të ndryshme të kancerit të gjirit: normale, parakanceroze, kanceroze dhe agresive. Pasi u ekspozuan ndaj acidit retinoik, të gjithë 443 gjenet në qelizat para kanceroze u kthyen në normale.
Trajtimi me acid retinoik nuk kishte efekt mbi qelizat tashmë kanceroze, por hulumtimi premton që kjo do të ndihmonte të parandalonte qelizat para kanceroze të kthehen në kancer të plotë, transmeton Gazeta Express.