Do të duhej ta ndalonin pronarin, por Policia e Kosovës është treguar indiferente ndaj një veture të parkuar në vendin e rezervuar për këmbësor.
Parkimi i veturës në vende që nuk është e lejueshme ta bësh e sidomos në zebra ku kalojnë këmbësorët është rreptësisht i ndaluar, por vozitësi i veturës së tipit Audi duket se nuk e ka pasur problem këtë, njofton Klan Kosova.
Por, i çuditshëm është fakti se një veturë e policisë ka kaluar pikërisht ne vendin ku automjeti ishte keq-parkuar, por policëve nuk u ka bërë përshtypje dhe kanë kaluar sikur gjithçka të ishte në rregull.