Lajme

Tërmkolli deputetëve: Mësojeni gjuhën shqipe

By FIRST CHANNEL

July 08, 2016

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, së fundmi, jo rrallëherë po dëshmojnë që gjuha e komunikimit mes tyre mund të kaloj të gjitha limitet.

E këto forma të komunikimit në institucionin më të lartë të shtetit, po e pengojnë vetë anëtaren e saj, deputeten Melihate Tërmkolli.

Ajo ka kërkuar sot nga kolegët e saj që ta mësojnë më mirë gjuhën shqipe, pasi gabimet që po i bëjnë në të folur janë të pakuptimta.

E gjithë kjo erdhi pasi kryeparlamentari Kadri Veseli pati një tjetër situatë ngatërrimi emrash.

“Zonjës Tërmokolli ia kam përmend emrin. A gabova prapë a? Kërkoj falje nëse kam gabua”, tha Veseli.

Melihate Tërmkolli i këshilloi deputetët që ta mësojnë gjuhën më mirë, pasi që në Kuvend ka ‘deficit’ të njohjes së gjuhës shqipe.

“Kemi deficit të njohjes së gjuhës shqipe. Ju kisha lutur deputet të dashur, mësoni kapak gjuhën shqipe, shqiptarët edhe tjerët gjuhen e vet. Leksioni, leksikoni, Tërmkolli, Tërmokolli. Kryetari e ka mësua më në fund”, tha ajo. /kp/