Përgjithshme

Për shkak të borxhit 90 eurosh, 16-vjeçarin e torturojnë dhe djegin me hekur (Foto)

By FIRST CHANNEL

July 08, 2016

Katër të rinj janë dënuar me gjithsejtë 19 vjet burg për shkak të një torture të rëndë ndaj 16-vjeçarit I cili ua kishte atyre borxh një shumë prej 90 eurosh.

Viktima ishte thirrur në një shtëpi në Oldham, Greater Manchester, ku ishte i zhveshur dhe goditur në barkun e tij, dhe në çdo pjesë të trupit duke i hedhur më pasë kripë dhe lëng limoni në djegiet e tij, shkruan Dailymail, transmeton lajmi.net.

Ai kishte qenë gjithashtu i lidhur me shirit mbi kurrizin e tij dhe vazhdimisht ishte goditur me grushta dhe shkelma, tha polici i Greater Manchester.

Pas disa orëve i riu u lejua të largohej nga aty, ngjarje kjo që ndodhi me 5 tetor të vitit të kaluar, duke pësuar lëndime të tmerrshme.

Të gjithë u deklaruan fajtor në një seancë të mëparshme për shantazh, plagosje me qëllim dhe sulm./lajmi.net