Një sjellje misterioze e shimpanzave ka bërë që të duket si ritualet e shenjta dhe që njerëzit të mendojnë se ato besojnë në Zot.
Ky ritual ka ngjashmëri me ndërtimin e besimeve të shenjta, ritual ky i cili është duke ndodhur për mijëra vjet në qytetërime të ndryshme.
Videoja tregon sjelljen e çuditshme të tyre e cila mund të jetë pjesë e ndonjë rituali të shenjtë që mund të tregoj se shimpanzat kanë një lloj besimi fetar, transmeton lajmi.net
Shimpanzat në Afrikën Perendimore kanë disa lloj veprime të çuditshme si gjuajtja e pemëve me gurë ose mbledhja e tyre në një vend të caktuar, veprime këto që studiuesve ju kanë interesuar mjaft shumë.
Zbulimi mund të ndihmoj studiuesit që të thellohen edhe më tepër në historinë e krijimit të besimeve tek njerëzit.
Shkencëtarët të cilët i kanë përcjellur përmes kamerave shimpanzat kanë hasur në disa lloj rituale të cilat i kanë ngjarë mjaft shumë ritualeve të shenjta të besimeve të ndryshme.
Për njerëzit, ndërtesat prej gurëve kanë simbolizuar një shumëllojshmëri të gjërave si për shembull varrezat ose tempujt e ndryshëm, këto gjëra të cilat janë shembuj të besimeve fetare në kohërat e mëhershme dhe kështu sjellja e shimpanzave mund të jetë pjesë e një instikti të ngjashëm.
“Ky është një hap mjaft i rëndësishëm në zbulimin e mëtutjeshëm të prejardhjes së besimeve të ndryshme fetare. Sjelljet e shimpanzeve ngjasojnë shumë me disa rituale të besimeve të caktuara fetare dhe kjo mund të na ndihmoj neve”, ishin fjalët e shkencëtarëve.