Showbiz

Noga flet për ndarjen e tij me Kristelen (Foto)

By FIRST CHANNEL

July 08, 2016

Reperi Agon Abdullahu i njohur si Noga sot është përfolur për një ndarje të mundshme mes tij dhe bashkëshortës së tij Kristelës.

I kontaktuar nga Gazeta Express, ai ka mohuar një gjë të tillë.

“Jo nuk është e vërtetë unë dhe Kristela nuk jemi duke u ndarë të gjitha janë vetëm thashetheme” ka thënë ai.

Ai ka mohuar faktin se janë duke jetuar ndarazi dhe thotë se janë të lumtur bashkë.

Noga dhe Kristela priten që shumë shpejt të bëhen prindër të një vajze.