Nait Hasani ngatërron leksionin me leksikonin

Deputetit të PDK-së, Nait Hasanit sot ka bërë një gabim në Kuvendin e Kosovës.

Ai po mundohej të shpjegonte pse ka votuar kundër Projektligjit për Investime Strategjike, e vetmja votë kundër nga të pranishmit në seancë, e gjatë fjalimit të tij ministrja e Tregtisë, Hykmete Bajrami po e braktiste sallën e ai i tha të qëndronte.

Teksa po fliste me të iu ngatërruan fjalët, raporton lajmi.net

“Duhet me qëndruar në sallë ajo, se po vijnë këtu po na mbajnë leksikone masanej”, ka thënë Hasani.

E ndërkohë, deputetja Melihate Termkolli mori fjalën dhe e këshilloi që të mësonte gjuhën shqipe.

Temat
LajmeVend

Të afërta