Showbiz

Modelja me origjinë serbe, vallëzon me këngën ‘Bonbon’ të Erës (Video)

By FIRST CHANNEL

July 08, 2016

Jenna Jenovich është e lindur në Beograd, në Serbi. Ajo është motra më e madhe, dhe ajo kishte shkuar në Gjermani në vitin 1993 së bashku me familjen e saj.

Për kërkim të një jete më të mirë, prindërit e saj kanë shkuar në Amerikë në vitin 1999. Duke u rritur ajo kishte vazhduar të merrej me sport dhe modelim që nga mosha 14 vjeçare ndërsa në vitin 2013 ajo është zgjedhur në Turqi si një ndër 100 femrat më seksi në botë.

Ajo tani përpos modelimit është gjithmonë shumë e pranishme në fitnes, kështu edhe duke reklamuar proteina, vitamina dhe gjëra të ndryshme të nevojshme për fitnes. Por të gjitha kanë më pak rëndësi kur bëhet fjalë për këngën ‘Bonbon’.

Është pikërisht kjo modele e cila ka zgjedhur këngën ‘Bonbon’ në gjuhën shqipe nga këngëtarja Era Istrefi për të realizuar një video në të cilën ka marrë klikime me numër tejet të lartë, transmeton Indeksonline.

https://www.instagram.com/p/BHdd8bxgt12/?taken-by=jennajenovich%20

Jenna, në këtë video duket tejet seksi dhe shumë provokuese duke vallëzuar me këngën ‘Bonbon’ e që është shndërruar në këngën favorite për të gjithë njerëzit në botë.

Modelja kishte vendosur që me këtë video, t’i urojë Amerikës ditën e pavarësisë.

Duhet përkujtuar që ‘Bonbon’ është e dëgjueshme dhe e pranishme në çdo vend e këtë herë duke u dëgjuar edhe nga një modele me origjinë serbe, por që ka funksionuar gjithmonë në vende të ndryshme të botës.