ISIS ua heq kokat 4 futbollistëve, sporti për ta është anti-islam (Pamje të rënda)

Militantët e Shtetit Islamik (ISIS) ua kanë prerë kokat katër anëtarëve të një ekipi të futbollit pasi ekstremistët e shpallën sportin si një aktivitet kundër islamit.

Ata i ndaluan sportet e organizuara të tilla si futbolli, kur morën kontrollin mbi Raqaa të Sirisë, më shumë se dy vjet.

Tifozët në atë vend mblidheshin bashkë për të shikuar ndeshjen e Al-Shabab në stadiumin e madh të qytetit.

Por herët gjatë kësaj jave, turma shikoi tmerrin kur katër të rinj, të akuzuar për spiunazh për YPG-në kurde – u vranë nga ekzekutuesit e ISIS-it.

Një burrë i pestë, i panjohur u vra gjithashtu, shkruan TheMirror, transmeton lajmi.net.

Pamjet e tmerrshme pas ekzekutimit, u publikuan në seri të shumta nga grupi protestues, ‘Raqqa po masakrohet në mënyrë të Heshtur”.

Emrat e viktimave janë: Osama Abu Kuëait, Ihsan Al Shuëaikh, Nehad Al Hussein and Ahmed Ahaëakh.

Ky nuk është rasti i parë që ISIS ka si target sportin e futbollit.

Vitin e kaluar ata ekzekutuan 13 të rinj që shikuan kupën e futbollit aziatik, ndeshje kjo në mes të Irakut dhe Jordanisë./lajmi.net

ISIS-3-1

isis-2-1

ISIS-2

ISIS-1

Capture-95

1-8

Temat
BotëLajme

Të afërta