Site icon first-channel tv, Prishtinë, Kosova

Grupi Marigona neser rikthehet me koncert

Koncerti madhështor për hirë të festimit të 25 vjetorit të pop–rok bendit të mirënjohur Marigona do të jetë festë e veçantë.

Festës nuk do t’i mungojnë as aktivitetet për fëmijë si dhe performanca me fishekzjarrë.

Neser (9 Korrik), grupi Marigona do të përformojë në parkun e biblotekës kombëtare në Prishtinë. Sipas grupit Marigona, koncerti i madh fillon në orën 19:30 dhe do të zgjasë 3 orë.

Në këtë koncert pritet të ketë momente argetuese për fëmijë. Lojra të ndryshme janë përgatitur për ta andaj organizatorët ftojnë edhe fëmijët të jenë pjesmarrës të këtij koncerti.

“Për ta përmbyllur në një mënyrë të jashtëzakonshme, ju ftojmë të mos humbasin rastin për të ndjekur një shfaqje të vërtetë fishekzjarrësh të shoqëruar me muzikë si dhe më pas momente argëtuese nga DJ GAMBLE”, thuhet në njoftimin e bendit muzikorë.

Exit mobile version