Zyrtare: Malaga transferon futbollistin e Barcelonës (Foto)

Malaga ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me futbollistin e Barcelonës, Sandro Ramirez.

Ky i fundit ka nënshkruar me skuadrën spanjolle një kontratë tre-vjeçare.

Sandro ka lindur në Las Palmas, në ishujt Kanarie dhe nënshkroi me Barcelonën kur ishte 14-vjeçar, duke iu bashkuar akademisë së famshme të klubit, transmeton Telegrafi.

Ai debutoi në fillim të sezonit 2014-15, kur zëvendësoi Pedro Rodriguezin, ndërsa atë vit shënoi katër gola.

Kujtojmë se skuadra e cila do të udhëhiqet nga Juande Ramos, deri më tani kanë transferuar nëntë futbollistë, Keko, Michael Santos, Bakary Kone, Mikel, Villanueva, Miguel Cifuentes, Jony, Diego Llorente dhe Zdravko Kuzmanovic. /Telegrafi/

rea-780x439

Sandro Ramirez

Temat
BotëSport

Të afërta