Xhirimet nga një telekamerë e sigurisë në Los Angeles. Mamaja ka një reagim të shpejtë dhe arrin ta kthejë vogëlushen
Mund të përfundonte në mënyrë tragjike, por pati përfundim të lumtur: pamjet e kapura nga telekamera e sigurisë tregojnë tentim grabitjen e një fëmije katërvjeçar në Victorville, pranë Los Angelesit.
Në video, shihet një burrë teksa hyn në dyqan dhe e nxjerr jashtë vogëlushen, që ishte më të ëmën dhe vëllain e vogël.
Bashkë me një klient tjetër, gruaja e ka ndjekur grabitësin dhe ia ka dalë mbanë t’ia marrë nga duart fëmijën. Rrëmbyesi 24 vjeçar është arrestuar.