Valdrin Sahiti në një intervistë të vitit 2004 (Video)

Valdrin Sahiti mbetet një prej disenjatorëve më të pëlqyer shqiptarë. Veshjet e tij janë të preferuara nga yjet e skenës e deri te vajzat dhe meshkujt që preferojnë thjesht të duken bukur.

Ai tashmë ka një numër të madh të koleksioneve që ka realizuar dhe veshjet e tij janë cilësuar çdo herë të veçanta, sigurisht nga ato që preferojnë të duken më ekstravagante.

Koleksioni i tij i parafundit i prezantuar përmes një sfilate mban titullin “Mokita” dhe që solli fustane të modeleve të ndryshme. Vazhdoi më pas me “Plumeria”, ku solli 100 modele të ndryshme fustanesh elegante me shumë glamur dhe të cilat, publikut ia paraqiti përmes një fotosesioni.

“Express Summer” ju kujton revynë e parë të disenjatorit kosovar, i cili në atë kohë e pati organizuar bashkë me disenjatoren, po ashtu të njohur, Yllka Brada.

Si një student i sapodiplomuar, veshjet e asaj kohe nuk krahasohen me të tanishmet, por sigurisht edhe ndryshimet kohore kanë bërë të veten, pasi po flasim për periudhën para 12 vjetësh.

Ndryshim i madh vërehet sigurisht edhe në dukjen e tij. Në intervistën që ka dhënë duket si një djalë lozonjar dhe me ambicie të mëdha.

Temat
Showbiz

Të afërta