Të vërtetat tronditëse të VIP’ave

Edhe pse mendojmë se i dimë gati të gjitha rreth personaliteteve të famshme, kjo në princip jogjithherë është e saktë, ndërsa lista e këtyre sekreteve që ata i ruajnë do t’ju befasojë mjaft.

Aktorja e njohur e Hollivudit, Winona Ryder, e cila disa herë është nominuar për “Oskar” gjatë tërë karrierës së saj asnjëherë nuk është paraqitur me flokë të verdha, sepse shumë herë e kanë quajtur “zeshkania më seksi e Hollivudit”. Por në realitet ajo është bionde natyrale. Nicole Richie nuk njihet vetëm si shoqe e ngushtë e Paris Hiltonit dhe yll i televizionit, por gjithashtu edhe si vajza e këngëtarit të famshëm, Lionel Richie.

Por ai nuk është babai natyral i saj, pasi ajo ishte vajza e asistentes së këngëtarit, e cila pas vdekjes së burrit kishte kërkuar që Nicole të birësohej nga këngëtari, çka edhe kishte bërë. Këngëtarja e njohur Janet Jackson e ka fshehur martesën e saj me producentin, Renne Elizondo, për tetë vjet të plota, transmeton Info Press.

Bashkëshortët e ligjshëm në publik e kishin quajtur njëri-tjetrin ‘mik të ngushtë’. Vetëm kur Renne kishte kërkuar divorc nga ajo ishte zbuluar e vërteta. Tobey Maguire që nga fëmijëria kishte ëndërruar të bëhej hero. Dhe kur kishte arritur famë me rolin e Spidermanit, aktori një kohë të gjatë e ka mbajtur të fshehur faktin se babai i tij Vincente në vitin 1993 e kishte plaçkitur një bankë dhe dy vjet ka qëndruar në burg.

Aktorit Jack Nicholson deri në datëlindjen e tij të 30-të nuk i kishin treguar se kush ishte mamaja e tij biologjike. Deri në ato kohë ai nënën e tij të vërtetë e kishte quajtur motër, ndërsa gjyshen e tij nënë. Këtë fakt të pakëndshëm Jack e kishte kuptuar nga një gazetar i revistës “Time” gjatë një interviste me të në vitin 1974. Në atë kohë të dyja femrat kishin vdekur. Aktorja Mila Kunis ka lindur në Ukrainë dhe deri në moshën 7-vjeçare nuk ka ditur anglisht. Këngëtarja Gwen Stefani, është betuar se gjatë jetës së saj ka bërë seks vetëm me dy meshkuj, kolegun nga bendi “No Doubt” Toni Channel dhe ish-bashkëshortin Gavin Rosdale.

Temat
Showbiz

Të afërta