Strategu ushtarak: Amerika nuk ia kishte nevojën Britanisë për luftën në Irak

Dy ditët e fundit, në Britani të Madhe ka nisur një debat për ndërhyrjen ushtarake që u bë në Irak nga SHBA dhe shteti ishullor, ku kritikët akuzojnë ish-Presidentin Bush dhe ish-Kryeministrin anglez Tony Blair për vendimet që morën në atë kohë.

Por, një strateg kryesor ushtarak amerikan, Col Mansoor, ka thënë se Amerika as që e kishte nevojën e Britanisë së Madhe për pushtimin e Irakut. Ai sqaron se Anglia vetëm përkrahu dhe inkurajoi veprimin e SHBA-së për të ndërhyrë ushtarakisht kundër Sadam Hyseinit.

Pretendimet e ushtarakut amerikanë vijnë pas deklaratave në shtetin ishullor se Blair dërgoi vendin në luftë.

Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka refuzuar që të komentojë rreth kësaj çështje, po kështu edhe ish-Presidenti Bush.

Ditën e djeshme ka patur kritika dhe akuza të shumta ndaj ish-Kryeministrit britanik Tony Blair se ndërhyrja ushtarake në Irak nuk ishte e nevojshme dhe as nuk ishte bazuar në informacione të sakta rreth asaj çka po bënte pushteti i Sadam Hysein. Blair mbrojti vendimin e tij, duke thënë se nuk kishte gabuar dhe lufta në Irak përkrah SHBA-së ishte e drejtë.

Temat
BotëLajme

Të afërta