Rusët përmes Era Istrefit po e njohin flamurin e Kosovës (Video)

Era Istrefi ngadalë është duke i pushtuar shumicën e vendeve të botës me artin e saj.

Në një video të siguruar nga Gazeta Express shihet se si fansat e Erës nga Rusia kishin përgatitur një befasi për këngëtaren.

Ata kishin bërë një video ku i thonë “Erës se është nr 1” dhe krejt në fund të videos shfaqet flamuri i Kosovës krahas atij të Rusisë.

Era veç famës që ka arritur nëpër vendet perëndimore me hitin Bon Bon disa herë është dëgjuar edhe nëpër diskoteka të Serbisë, kurse fama e saj si duket edhe në video ka arritur edhe në Rusi. /GazetaExpress/

https://www.youtube.com/watch?v=ZvWwuU9l_GM

Temat
Showbiz

Të afërta