Një reklamë që e tregon pulëbardhën duke hedhë krem në vend të nevojës, po konsiderohet si shumë e keqe.
Në filmimin e bërë për kompaninë Nivea, shihet shpendi nga metali i mbushur me produktin kozmetik, që drejtohet me telekomandë nga larg, transmeton Telegrafi.
Ky zog i bardhë shkon mbi fëmijët që nuk janë lyer mirë, dhe u hedhë krem për t’i mbrojtur nga rrezet e diellit.
Por, njohësit e reklamave dhe marketingut e kanë konsideruar si të ulët dhe histerike.
Madje Sir John Hegarty, që ka punuar reklama për Audi dhe Levi, e ka konsideruar si gjënë më të keqe që ka parë ndonjëherë.
Sidoqoftë, kampanja ‘Kujdesi nga ajri’ është refuzuar nga kompania Nivea. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=wrTYcJnw1rU