Pushon ndjekja penale ndaj ish-deputetit të VV-së, Florin Krasniqi

Ish-deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje”, Florin Krasniqi, nuk do të gjykohet për lëndim të lehtë trupor, të cilin Prokuroria besonte se ia kishte shkaktuar në vitin 2012 deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, shkruan sot Koha Ditore.

Më 28 qershor, kjo lëndë ka arritur parashkrimin absolut sipas Kodit Penal të Kosovës.

Duke qenë se Krasniqi ka kohë që është larguar në SHBA, si dhe në mungesë të marrëveshjes për ekstradim midis Kosovës e SHBA-së, Gjykata ishte detyruar ta veçonte rastin e tij para disa muajsh.

Florin Krasniqi

Temat
LajmeVend

Të afërta