Pse është zhdukur Vladimir Putin?

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka anuluar një seri takimesh të parashikuara dhe prej 1 korrikut nuk është shfaqur në publik.

Kaq ka mjaftuar që mediat ndërkombëtare të ngrenë dyshime mbi shefin e Kremlinit, duke hamendësuar se ai mund të ketë probleme të rënda shëndetësore.

Hera e fundit që presidenti rus u shfaq në publik ishte Samiti i Finlandës, ku ai paralajmëroi se Kremlini mund të ndërmarrë aksioni nëse vendi i bashkohet NATO-s.

Sipas stacionit televiziv rus RBC, Putin ka anuluar një takim që do të mbahej në Altai për turizmin më 5 korrik.

Më pas ai mungoi në ceremoninë hapëse të Lojërave Sportive Ndërkombëtare që u mbajt dje në Yakutia të Azisë.

Tashmë na mbetet të presim për të kuptuar nëse gjithçka është një spekulim i zakonshëm mediatik, apo diçka po shkon keq te Putin.

Temat
BotëLajme

Të afërta