Lajme

Policia e Kosovës ekstradon Iliaz Nuredinin

By Emanuel Demaj

July 07, 2016

Policia e Kosovës ka bërë ekstradimin e shtetasit të Shqipërisë Iliaz Nuredini, 26-vjeç banues në Tiranë.

Nuredini dyshohet se me datën 29 qershor të këtij viti në Shkozë të Tiranës ka shitur bimë narkotike, raporton Indeksonline.

Ai u është dorëzuar autoriteteve të Shqipërisë në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë.