Njerëzit që pinë ujë me gaz janë më pak të rrezikuar nga kjo sëmundje (Foto)

Uji me gaz është njësoj si uji natyral, vetëm se ai është i pasur me dioksid karboni.

Disa njerëz e preferojnë ujin me gaz, por ka të tjerë, të cilët nuk e konsumojnë kurrë, sepse zgjedhin ujin natyral. Një studim i kryer së fundmi ka treguar se femrat, të cilat pinë ujë me gaz, janë më pak të rrezikuara të preken nga sëmundjet e zemrës, sesa ato që pinë ujë natyral.

Kjo bazohet në faktin se uji me gaz ka shumë më shumë minerale të shtuara se uji natyral, formula e të cilit është shumë e thjeshtë. Për sa i përket hidratimit, edhe uji me gaz edhe ai natyral kanë të njëjtin funksion, vetëm se uji me gaz ka si element shtesë dioksidin e karbonit.

Ndërsa, sportistët, pas aktivitetit preferojnë të pijnë ujë pa gaz, për t’u hidratuar në masën e duhur. Kjo ndodh për arsye se uji me gaz, duke pasur sasi shtesë mineralesh, shkakton ndjesinë e ngopjes më shpejt dhe nevojitet të pihet një sasi më e vogël. Ndërkohë që sportistët kanë nevojë për sasi më të madhe uji pas lodhjes.

images

Temat
Shëndet

Të afërta