Lama: Kam shfaqur vetë interes për diplomaci

Deputetja e LDK-së, Alma Lama që po pret të bëhet ambasadore e Kosovës në Itali ka folur në “Interaktiv” të KTV-së.

Lama ka thënë se ka qenë zgjidhja e kryeministrit Mustafa që të propozohet si ambasadore, që bazohet në atë se vetë Lama ka shfaqur interes për t’u zgjedhur ambasadore.

“Ku qëndron problemi që propozohem unë, ka zgjedhur kryeministri të propozohem për shkak disa specifike, si të gjuhës italiane dhe kam shfaqur interes që të kyçem në diplomaci, aty po bëj doktoraturën.

E falënderoj kryeministrin.”, ka thënë Lama, duke shtuar se ka shumë njohje me gazetarë në Itali dhe kjo mund të ndikojë pozitivisht në Kosovë.

Temat
LajmeVend

Të afërta