Kryepeshkopi: Të shkurorëzuarit të cilët rimartohen s’duhet të bëjnë seks

Çiftët e shkurorëzuara, të cilat rimartohen duhet ta mbajnë veten larg seksit, si dhe të jetojnë si motër e vëlla, ndërsa lidhjet homoseksuale prodhojnë çrregullim moral, kështu ka thënë një kryepeshkop amerikan.

Kryepeshkopi Charles Chaput nga Filadelfia e ShBA-së, i njohur brenda kishës katolike për pikëpamjet e tij konservatore, e ka bërë një plan me seri të udhëzimeve të reja për prioritetet seksuale në dioqezën e tij në kryepeshkopi, shkruan Independent, përcjell Gazeta Express.

Udhëzimet, të publikuara në uebsajtin e kryepeshkopit , thonë: “Përkushtimi për të jetuar si vëlla e motër është i nevojshëm për të shkurorëzuarit dhe për çiftet e rimartuara në mënyrë civile në mënyrë që të fitojnë pajtimin në Sakramentin e Pendesës, i cili pastaj mund të hapë rrugë për Eukaristi.”

“Më ndihmën e hirësisë, zotërimi i vetvetes është i mundur – dhe agjërimi nga intimiteti fizik është një element i fortë i përgatitjes shpirtërore për një jetë të qëndrueshme së bashku,” tha ai./Gazeta Express/

Temat
BotëLajme

Të afërta