Kjo qese me bukë habit kalimtarët në Gjakovë, ja përse është vënë (Foto)

Qytetarët e Gjakovës janë përballur me një pamje që i ka lënë pa fjalë. Ata kanë parë një qese me bukë të varur në dorezën e derës së një furre buke.

buka_1467890000-8549813

Kështu, teka janë afruar për të parë shënimin lënë brenda qeses, kanë lexuar: “Kto nuk e di se qfar jan mirpo thash ndoshta ti i pelqen keto tulla. Haram tkofshin”.

Një mallkim ky i një klienti i cili mesa duket në vend të bukës ka blerë “tulla”. I revoltuar me atë që shitësit i kanë dhënë, ka vendosur të protestojë në këtë mënyrë të veçantë duke i kthyer bukën të fortë si guri dhe duke i lënë shënimin e mësipërm, shkruan Jeta osh Qejf.

“Ja dy foto ku shihet se ne Gjakov ne vend te simites askush nuk e din se qfar eshte!!! Nuk esht as buk as samun as pogaqe as gur por TULLAAA. Shifni se qfar bejn klientet, personi i la rreth ores 11 dhe tha qe kishte paguar 5 Euro per kto simite mirpo ato nuk ishin asgje me shum se tulla.”

Temat
Fun

Të afërta