Teknologji

Kjo është risia më e fundit teknologjike e Facebook (Foto)

By FIRST CHANNEL

July 07, 2016

Facebook, ka nxjerr në treg një platformë të hapur si burim të komunikimit, pjesë kjo e përpjekjeve të vazhdueshme për të sjellë lidhjen e internetit në pjesët ku ai nuk arrin.

Mark Zuckerberg, ka ndarë imazhet në profilin e tij të një pajisje e cila i ngjan një kutie këpucësh por përmban harduerin e nevojshëm për të furnizuar një vend lokal me valë.

I ashtuquajturi OpenCellular, është një hap më shumë në udhëtimin tonë për të siguruar lidhje sa më të mirë të internetit dhe për të sjellur botën së bashku ka shkruar ai.