Kërcënon Sherifi: Do të kthehemi në Kuvend, por jo me duar në xhepa! (Video)

Bilall Sherifi, nga Nisma për Kosovën e ka komentuar deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i cili ka thënë se nuk munden me zor ta ndalin ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacionin.

“Veseli e din se krejt të kqiat i kemi ndalë me zor”, ka sqaruar Sherifi, në emisionin Rrokum Roll.

Sherifi ka folur për mundësinë e kalimit të kësaj marrëveshjeje, duke e tërhequr vëmendjen se “nëse ata (Koalicioni qeverisës v.j.) i kanë blerë disa deputetë, i shtin policinë dhe na nxjerrin jashtë, atehere s’ki qysh me ndalë këtë”.

Por, Sherifi thotë se në momentin që ata mendojnë se kanë zgjidhë një çështje, ata e kanë hap një çështje më të madhe, transmeton lajmi.net.

Sherifi në vazhdim paralajmëron se “nëse ata insistojnë ta kalojnë marrëveshjen, unë mendoj se kjo s’ka me u gëlltit lehtë nga qytetarët, kjo s’ka me qene një çudi tri-ditëshe”, duke shtuar se “na s’kemi për të shkuar me duar n’xhepa, që ata të na ngrehin zhag e me na qit përjashta. E them kështu, jo për të luftuar, por për ta ndaluar në çdo formë”.

Sherifi ka fol për çështjen e Demarkacionit si kriter për liberalizimin e vizave. Ai ka thënë se: “Kosovës po i kushton viza 8.200 hektarë, e jo 50 euro siç është zakonisht. Kjo është absurde. Është i nevojshëm liberalizimi, por jo në këtë mënyrë”, ka thënë Sherifi.

Temat
LajmeVend

Të afërta