Ish prezantuesja e Fox News, Gretchen Carlson, e ka paditur ish shefin e saj, Roger Ailer, për ngacmim seksual.
Carlson pretendon që ajo është pushuar nga puna pasi ka refuzuar marrëdhëniet seksuale me të, transmeton Klan Kosova.
Ajo ka punuar për këtë medium amerikan për 11 vjet përpara se t’i skadojë kontrata në muajin qershor.
Kurse Ailes i ka mohuar akuzat dhe pretendon që Carlson e ka paditur pasi që kontrata e saj ka përfunduar.
Carlson ishte prezantuese e programit të mëngjesit të quajtur “Fox & Friends” dhe në vitin 2013 prezantoi emisionin të quajtur “The Real Story with Gretchen Carlson”.